BATON HAXHIU BËHET “KUMBAR” I HASHIM THAÇIT DHE MENDUH THAQIT

Pronari i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu ka marrë një mision të radhës sa i përket bashkëpunimeve ndërpartiake. Ai kësaj radhe ka bashkuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaqin.

Një foto e publikuar ku shihen dy “Thaqët” shihet se është bërë pikërisht nga opinionisti kontrovers, i cili siç duket është treguar i pakujdesshëm ngaqë imazhi i tij shihet i reflektuar në pasqyrën e ambientit ku ka ndodhur ky takim.

Përndryshe, presidenti Hashim Thaçi njihet për afërsinë e tij me partinë e Ali Ahmetit. Mbetet të shihet nëse ky takim do të ndikojë për një koalicion të mundshëm parazgjedhor midis BDI-së dhe PDSH-së./24-ore.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme