Publicisti Baton Haxhiu i ka bërë një analizë zhvillimeve të muajve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Haxhiu është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, nëse ka pasur rol në shkatërrimin e VV’së.
“Përkundrazi, kam qenë që ajo të mbetet”, i është përgjigjur ai, Leonard Kerqukit.
“Nuk kam pasur rol në prishjen e Vetëvendosjes”, është shprehur Haxhiu në T7.
Haxhiu ka treguar se kush, sipas tij, e shkatërroi VV’në.
“Vetëvendosjen e ka prishur vetëm një njeri: Albin Kurti”, ka deklaruar ai.
Dardan Molliqaj nuk ka pasur fuqi ta prishë Vetëvendosjen, ka vlerësuar Haxhiu.