Benjamin Pavard do të jetë përforcimi më i ri i Interit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Bayern Munichi tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për kompletimin e kësaj lëvizje.
Pavard do të transferohet te Interi për 30 milionë euro, plus 2 milionë euro tjera në formë të bonuseve.
Gjithçka sa i përket kësaj marrëveshje do të vuloset sot.
Pavard mund të udhëtojë në Milano më vonë gjatë ditës së sotme për testet mjekësore.
Francezi pritet që kontratën ta nënshkruajë zyrtarisht të mërkurën.