BB flet për rritjen ekonomike në rajon

Në raportin më të ri Banka Botërore për sivjet parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind.

Parashikohet që Shqipëria do të ketë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, BeH-ja 3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind.

Ekonomia e Maqedonisë sipas parashikimit më të ri të bankës Botërore sivjet do të ketë rritje vetëm prej 2,8 për qind, kurse vitin e ardhshëm 3,3 dhe në vitin 2019 rritje prej 3,8 për qind, transmeton kp.

Ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci.

Në vitin 2019 parashikohet rritje e ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme