BBC: A mund ta ‘heqë qafe’ Trump-in kolegji zgjedhor? Ja skenari…

Më 8 nëntor Donald Trump u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Megjithatë, fitorja e tij nuk do të jetë zyrtare deri më 19 dhjetor, kur 538 anëtarët e kolegjit zgjedhor të mblidhen në kryeqytetet të gjitha shteteve në SHBA për të hedhur zyrtarisht votat e tyre për presidentin e ardhshëm.

 

Votimi i Kolegjit zgjedhor është “një shtojcë politike” nga një organ kushtetues , që në praktikë nuk ka arritur asgjë më shumë, se thjesht të “vejë vulën” për presidentin e zgjedhur. Por 2016-ta duket se ka vendosur të thyejë rregullat dhe normat deri në ditën e saj të fundit, kështu që kanë filluar të shfaqen lëvizje në mesin e disa zgjedhësve për ta sfiduar këtë proces dhe ekipi Clinton i ka dhënë “një shkelje syri” përpjekjes së tyre.

Të hënën Xhon Podesta, kryetari i fushatës së Clinton, dha një deklaratë duke thënë se ata mbështesnin kërkesën e 10 votuesve të kolegjit zgjedhor, nëntë demokratë dhe një republikan, për të marrë informacion nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper, si ‘prova’ konkrete se qeveria ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Si justifikim për kërkesën e tyre ata përdorën deklaratën e së premtes së kaluar të Komunitetit të Inteligjencës Amerikane dhe thanë se kishin prova se hakerat rusë kishin shënjestruar në mënyrë specifike “komunikimin elektronik” brenda Partisë Demokratike dhe zyrtarët e fushatës se Clinton-it në përpjekje për të ndihmuar Trump-in.

“Gatishmëria e Trump-it për të mos marrë parasysh konkluzionet e bëra nga komuniteti i inteligjencës dhe mbrojtja e vazhdueshme e Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, kërkojnë një shqyrtim të ngushtë dhe duhet “të studiohen” nga kolegji zgjedhor”, shkruanin në një letrën e hapur 10 zgjedhësit.

Çdo shpresë e zgjedhësve për t’ia dorëzuar presidencën zonjës Clinton apo ndonjë politikani më të moderuar republikan (Guvernatorit të Ohios, John Kasich, për shembull) është kohë e humbur. Edhe pse një republikan nga Teksasi, Chris Suprun, ka thënë se nuk do të votojë për Trump, edhe 36 republikanë të tjerë duhet të tërhiqen gjithashtu, për ti rrëzuar Donald Trump. Kjo nuk po ndodh, shkruan Garrett Epps.

” Unë mendoj se Kolegji Zgjedhor duhet të veprojë më ndryshe, shkruan ai – Zgjedhësit nuk takohen, ata nuk debatojnë, ata votojnë vetëm një herë dhe zhduken. Për mua, ky nuk është një organ deliberativ. Kjo është një mbrojtje për përfaqësuesit e shteteve që zgjedhin të shkelim një të drejtë të popullit të tyre. ”

Por gjërat komplikohen edhe më tej, pasi 29 shtete kanë ligje që u kërkojnë zgjedhësve presidenciale të mbështesin kandidatin që fiton shumicën e votave në shtetin e tyre. Dy zgjedhës demokratike në Kolorado janë duke sfiduar këto ligje në gjykatë, një lëvizje që është duke u kundërshtuar nga fushata e zotit Trump.

Padia “kërcënon të minojë ligjet në shumë shtetet e tjera të cilat lidhin domosdoshmërisht votat e zgjedhësve me vullnetin e qytetarëve, duke minuar procesin e Kolegjit Zgjedhor “, shkruan një avokat i fushatës së Trump-it në një kërkesë për të marrë pjesë në rastin e Kolorados .

Kjo është një përgjigje e matur në krahasim me atë që ka të ngjarë të vijë nga zoti Trump në Twitter. Ai ka krahasuar tashmë pretendimet e ndërhyrjes ruse, në zgjedhjet presidenciale, me një teori konspirative dhe ka thënë se përpjekjet mbi rinumërimin e votave në tre shtete kryesore, për të gjetur prova “manipulimi”, të mbështetura gjithashtu edhe fushata e Clinton , janë një humbje kohe dhe parash.

Nën gjithë këto përpjekje dhe “tërbime”, tashmë është një realitet se zoti Trump hyn në Shtëpinë e Bardhë me pretendime shumë të parëndësishme për një mandat presidencial. Ai kryeson ndaj Clinton me 2.8 milion vota popullore. Ndërkohë, diferenca e tij në Kolegjin Zgjedhor është modeste sipas standardeve historike dhe ka disa nga vlerësimet më të ulëta të çdo presidenti të zgjedhur për miratimin zyrtar.

Trump dhe ekipi i tij kanë vendosur në mënyrë të qartë se çdo hetim mbi “forcat e huaja që kanë ndërhyrë në zgjedhje”, qoftë përmes kutive të votimit , qoftë nëpërmjet emaileve, duhet të kundërshtohet në mënyrë agresive pa marrë parasysh nese ka gjasa të jenë të vërteta. Me lëvizje e Podestas, demokratët u “vet-akuzuan” se janë humbës të dëshpëruar dhe se vetëm një javë para votave të Kolegjit Zgjedhor, çdo përpjekje për të bllokuar rrugën e zotit Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, është me siguri e pashpresë.

Ata mund të bëjnë reagim të tepruar nga zoti Trump dhe ekipit të tij, duke i vënë kundër republikanëve , që kanë bërë thirrje për një hetim “më të afërt” mbi aktivitetet ruse.

Çdo gjë që prek sado pak presidentin e zgjedhur, sidomos mospajtimet në radhët e republikanëve , shikohet nga demokratët si një fitore dhe në këtë pikë ata ka të ngjarë të marrin ç’të munden./BBC

(BalkanWeb)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme