BBC raporton për gaz lotsjellësin e hedhur nga VV

Ligjvënësit në Kosovë janë larguar nga parlamenti, pasi politikanët opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës për të parandaluar votimin e një projekt-ligji të diskutueshëm të kufirit.

Deputët ishin gati për të votuar marrëveshjen me Malin e Zi kur hodhën tre herë radhazi gaz lotsjellës. Deputetët pastaj u evakuuan.

Projekt-ligji do të ratifikojë një marrëveshje kufitare që kritikët argumentojnë se në mënyrë të padrejtë i jepet tokë Malit të Zi, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Bashkimi Evropian ka thënë se zbatimi i projekt-ligjhit është kusht për kosovarët që të udhëtojnë pa viza drejt vendeve evropiane.

Fqinjët ballkanas si Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja – të gjithë mund të udhëtojnë pa viza që prej vitit 2010.

Projektligji duhet të miratohet nga 80 prej 120 deputetëve të dhomës së parlamentit, por anëtarët e opozitës të partisë ultra-nacionaliste Vetëvendosje thonë se Kosova do të humbiste 78 km katrorë nëse kalon marrëveshja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme