Adnan Selmani
Nëse i bëjmë një analizë sulmit në Kuvend, fajtori numër një është Ministria e Punëve të Brëndshme dhe ministri Agim Nuhiu, që nuk morri masat e duhura edhe pse kishin njohuri se në momentin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit do të këtë reagime të dhunshme nga protestuesit dhe huliganët brënda hapësirave të Kuvendit.
BDI si e pabesë që është me stilin e saj të vjetër, të vret dhe të qanë u mundua në maksimum ta shfrytëzojë ngjarjen e rendë të rrahjeve të deputetëve deri në vdekje duke defokusuar opinionin me shpifje se deputët e Lëvizjes BESA kanë ikur prej Kuvendit.
Mirëpo rrena i ka këmbët e shkurtëra, kur filluan të shfaqen të vërtetat, madje edhe me pamje vizuale që implikon thellë BDI- në në këtë skenar të kobshëm, ata menjëherë si qyqarë që janë fillojnë të ikin duke bërë thirrje: Duhet të jemi bashkë, ti lëmë zënkat mes veti, është koha kur shqipëtarët duhet të bëhen bashkë kundër VMRO-së, broçkulla dhe dhe dyftyrësi deri në pafundësi. Jo, nuk është ashtu.
E vërteta është se ju jeni të implikuar në të gjitha skenarët ku pësuan shqiptarët për çdo ditë e më shumë do të zbardhen.
PS: Respekt për të gjitha ato thirrje të njerëzve të sinqertë dhe pa prapavijë që subjektet shqiptare mos akuzohen mes veti, thirrja e juaj dhe e BD-Isë dallon si nata me ditën.