Kimet Jusufi, të cilin e largon BDI nga puna më 2018, Presidenti e shpallë “shkencëtar të vitit”, ndërsa Arben Taravari e kthen në punë!
Se vërtet jemi një shoqëri e çuditshme, më së miri e dëshmon rasti i fizikantit të ri nga Gostivari, Kimet Jusufi.
Por, cila është historia e fizikantit të ri Kimet Jusufi?
Në vitin 2018 kur Ministria e Arsimit e udhëhequr nga BDI-ja i kishte marrë kompetencat Kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, fizikanti dhe shkencëtari i ri Jusufi largohet nga puna.
Pasi mbetet pa punë, shkencëtari i ri me mbi 50 punime shkencore, të botuara në revista shkencore botërore, pasi largohet nga puna, Kryetari i Gostivarit i ofron punë në Komunë, por ai nuk kishte pranuar, me arsyetimin se dëshiron të punojë në profesion, të cilit i ishte përkushuar me shumë dashuri dhe kishte dhënë shumë.
Fizikanti Kimet Jusufi kishte kërkuar angazhim në USHT, por edhe atje nuk e kishin refuzuar, sespe edhe aty e pengoi BDI.
Sot, shkencëtari Jusufi është një emër që na nderon dhe na bën krenarë të gjithëve. Ai është dekoruar nga Presidenti i Shtetit, Stavo Pendarovski, dhe është shpallur “shkencëtari i vitit”, për punën dhe angazhimin e tij me punimet shkencore.
Po të mos ishte BDI, Jusufi me siguri do të ishte Profesor Nderi në USHT dhe do të kontribuonte që studentë të shumtë të fizikës, do të na sjellnin edhe arritje tjera të shumta, që do të na bënin krenarë si shqiptarë!