Hakmarrja politike ndaj atyre që nuk e dëgjojnë partinë në pushtet vazhdon të mbizotërojë në institucionet shtetërore dhe nëpër drejtori, njofton News33.
Rasti i fundit që është përdorur hakmarrja politike është rasti që ka ndodhur në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë.
Bekim Afuzi i cili ka shprehur publikisht qëndrimet kundër Bashkimit Demokratik për Integrim dit më parë është ulur në detyrë.
Se është ulur në detyrë ka njoftuar vet Afuzi, i cili në një shkrim në rrjetet sociale ka thënë se presionet dhe shantazhet mbi të kanë filluar nga 2008-ta, vit në të cilin është punësuar në doganë.
“Nuk keni mundur të më dëmtoni dhe të më ulni Krenarinë që nga viti 2008 kur jam punësuar në Doganë, edhe pas shumë e shumë tentimeve, shantazheve, por nuk kanë munguar edhe presionet e ndryshme që i keni përdorur ndaj meje por edhe ndaj shumë të punësuarve të tjerë të cilët nuk jemi pajtuar me juve politikisht”, ka thënë fillimisht Afuzi.
E ka një “selam” për ata që mendojnë se kanë arrit diçka me vendimin për degradim në pozitë.
“Mos të ju ik mendja se keni arrit diçka me këtë vendim që e keni marrë ndaj meje për të më degraduar, e nënçmuar! E sa i përket punës shkoni punoni vetë aty se ja keni arrit qëllimit për të larguar edhe një shqiptarë nga puna ku është edhe qëllimi kryesor i juaji!’, ka shkruar Afuzi.
Në fund Afuzi thotë se ky veprim të ju mbetet në ndërgjegjen e gjithë atyre që i ndihmuan të keqes.
“Për fat të keq disa prej tyre që kanë ndihmuar në të keq, i njohë shumë kohë e me disa na ka lidhë fisi e farefisi, e unë do të vazhdojë të jem kundër së keqes, degradimit, nënçmimit që ja keni bë dhe po ja bëni shqiptarëve gati 20 vite!”, përfundoi Afuz.