
Ndërkohë BDI-ja i hedh poshtë, siç thotë shpifjet dhe akuzat e pavërteta të Mexhiti lidhur me zjarrvënien e qëllimshme në Shkup. Sipas BDI-së, Mexhiti sa herë që përballet me paaftësinë dhe dështimet e tij, mundohet t’i gjejë fajtorët kujdestarë në BDI. Partia e Ahmetit pyet Mexhitin nëse BDI e ka fajin edhe për zjarret në Manastir, Kavadar, në Shtip dhe vende tjera në Maqedoninë Lindore e Jugore. /Alsat.mk



