BDI – ja kundërshtoi projektet e propozuara nga Lëvizja BESA sepse i bën amin vetëm projektet antishqiptare të VMRO – DPMNE’së!

Bekim SALI

Çështja e mosvotimit nga BDI të amendamenteve që drejtpërdrejtë ndikojnë në kualitetin e jetës së shqiptareve në Maqedoni, shpjegon se sa thellë janë të futur në “hizmeqarllek” këta politikanë. Kjo i bie se BDI është dakord dhe nuk i pengon që në Çair mos të ketë ndricim, ose në Tetovë shtrati i lumit të mos rregullohet.

BDI-ja 8 vite i votoi të gjitha ligjet që iu propozoi VMRO-ja (lexo : gazdallarët e mëparshëm dhe aksionar të tanishëm të BDI-së), si për shembull: Ligjin për Shkupin 2014, autostrada ne Shtip –Radovish, rrugë në Kriva Pallank, përmendore gjithandej, kryqet në Butel, Aeorodrom, Qendër gati vetëm se në oborr të funksionarëve të BDI-së nuk ua vendosën…Për të gjitha këto BDI-ja tha PO, pa asnjë problem! Në të njëjtën mënyre BDI-së thone PO tani kur gazdallaret e rinj LSDM u japin detyre si p.sh Ligji i Xha Brankos.

Propozimet e Lëvizjes Besa për të investuar në Komunat Shqiptare janë të papranueshme për BDI për shkak se prioriteti i BDI-së janë gazdallaret – VMRO, e jo interesat e shqiptareve. Dhe kështu aktoret politik ndrrohen ndërsa BDI i mbetet konsistent pozicionit të saj fillestar, SERVILITETIT ndaj gazdallareve. BDI me kokefortesi, entuziazem dhe perkushtim deshmojne reputacionin e “ te qenurit i nenshtruar politik.” Pasojat nga kjo deshire e juaja per servilitet fatekeqsisht shqiptaret po i perjetojne ne kurriz te tyre, andaj veprimtarine tuaj nuk mund ta pershkruaj me asgje tjeter pervec se nje fatkeqesi elementare.

Autori është kryetar i degës së Çairit i Lëvizjes BESA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme