Diskriminimi si formë e dallimit dhe përjashtimit në baza etnike në Maqedoni në 15 vitet e fundit shfaqet fuqishëm, kjo edhe përkundër faktit se dy etnitë më të mëdha në vend arritën një marrëveshje (Marrëveshja e Ohrit) për barazim në të gjitha sferat. Siç do të mund ta vëreni nga tabelat e mëposhtme, kjo marrëveshje nuk po gjen zbatim edhe 15 vjet pas nënshkrimit të saj.
Nëse flasim me përqindje, ashtu siç na kanë kategorizuar neve në atë marrëveshje (“bashkësia etnike mbi 20%”), shqiptarët do të duhej që me 25 % të jenë pjesë e administratës shtetërore. Megjithatë, kjo shifër edhe 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes dhe 12 vite pasi që duhej të përfundonte implementimi i saj, ende është 19%.
Duke u bazuar në raporte zyrtare (Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për nivelin e sigurt të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut, 2015) dhe Raportin vjetor për të dhënat prej Regjistrit të të Punësuarve në Sektorin Publik për vitin 2015, Departamenti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës i Lëvizjes BESA e analizoi nivelin e përfaqësimit, më saktë, të mospërfaqësimit e diskriminimit të shqiptarëve, në administratën publike dhe erdhi në këto rezultate:
Veprimtari/nacionalitet | Maqedonas | Shqiptarë | Nacionalitet e tjera | Gjithsej | ||||
MPB | 8.842 | 78.08% | 2.151 | 18.99% | 420 | 3.71% | 11.441 | |
ARM | 5.705 | 79.18% | 1.600* | 20.82% | S’ka të dhëna | 7.205 | ||
Agjencia për Zbulim | 201 | 88.55% | 26 | 11.45% | S’ka të dhëna | 227 | ||
Ndërmarrje publike | 14.026 | 76.90% | 2.646 | 14.51% | 1.567 | 8.59% | 18.239 | |
Shëndetësia | 16.508 | 83.14% | 2.441 | 12.29% | 906 | 4.56% | 19.855 | |
Kultura | 2.810 | 85.62% | 285 | 8.68% | 187 | 5.70% | 3.282 | |
Qeverisje Lokale | 4.373 | 76.13% | 1.112 | 19.36% | 259 | 4.51% | 5.744 | |
Arsimi | 23.810 | 69.34% | 8.883 | 25.87% | 1.645 | 4.79% | 34.338 | |
Organet e pushtetit qendror | 12.511 | 70.77% | 2.437 | 13.78% | 1.031 | 5.83% | 17.679 | |
Të punësuar në SIOFA | 1.700 | 9.62% | ||||||
Gjyqësori | 3.092 | 82.23% | 501 | 13.32% | 167 | 4.44% | 3.760 | |
Punë dhe politikë Sociale | 5.677 | 84.82% | 751 | 11.22% | 265 | 3.96% | 6.693 | |
GJITHSEJ | 97.555 | 76.01% | 24.533 | 19.11% | 6.447 | 5.02% | 128.347 | |
Gjithsej pa SIOFA | 22.833 | 17.79% | ||||||
Nga kjo tabelë, e cila i përfshin institucionet sipas veprimtarisë, kuptohet qartë se si është përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Duke u bazuar në këto të dhëna zyrtare, që për Lëvizjen BESA janë edhe manipulative, përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve është ende rreth 19%. Në të vërtetë, po të mos llogariten “administratorët” e Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit, numri i të cilëve është mbi 1.700 persona, del që përqindja e të punësuarve shqiptarë realisht është 17.79%. Këta nëpunës, ndonëse me mbi 5 vite punë, ende nuk e dinë vendin e tyre të punës dhe në vend që të bëhej sistemimi i tyre sipas eksperiencës, ata qëndrojnë në shtëpi, marrin rroga dhe nuk kryejnë asnjë shërbim ndaj qytetarëve.
Problemi kryesor i administratës publike është pabarazia e nëpunësve shtetërorë për kokë banori. Nëse i marrim të dhënat zyrtare nga Raporti vjetor për të dhënat nga Regjistri i të punësuarve në sektorin publik për vitin 2015, shihet qartë se komunat me shumicë shqiptare kanë më pak të punësuar në raport me komunat me shumicë maqedonase. Shembull mund të marrim ndërmarrjet publike, ku diskriminimi është shumë më i dukshëm: nga 14,026 të punësuar vetëm 2.646 ose 14,5% janë shqiptarë. Këtu vlen të theksohet se pabarazia e të punësuarve nëpër ndërmarrjet komunale është shumë më e madhe. Për shembull, Komuna e Tetovës, e cila numëron mbi 100.000 banorë, në kuadër të saj punon ndërmarrja publike komunale me 224 punëtorë, ndërsa në Komunën e Shtipit – me numër sa gjysma e numrit të banorëve të Tetovës – punojnë 2 ndërmarrje publike me gjithsej 423 punëtorë. Punësime të tilla ka edhe në komunat e tjera, si: Strumicë, Prilep, Kumanovë, Probishtip etj. Ndërkaq në komunat me shumicë shqiptare, si Gostivari, Kërçova e Struga e Dibra numri i të punësuarve në ndërmarrje publike është gjithkund më i vogël.
Gjendja është e njëjtë është edhe me komunat rurale, ndërmarrjet publike të të cilave janë vetëm të regjistruara dhe nuk funksionojnë. I tillë është rasti me komunën 15.000-banorëshe të Haraçinës, në suazat e së cilës punon ndërmarrja publike “Ujësjellësi” me vetëm 1 (një) të punësuar, në Komunën e Studeniçanit ka 2 (dy) të punësuar, ndërsa në Komunën e Debërcës (me shumicë maqedonase) – e cila ka më pak se 5.000 banorë – në ndërmarrjen publike punojnë 15 persona.
Nëse marrim numrin e të punësuarve prej vitit 2007 dhe ato shifra i krahasojmë, shihet qartë se numri i shqiptarëve të punësuar është relativisht i vogël në krahasim me të punësuarit maqedonas.
Viti | Numri i maqedonasve | Përqindja | Numri i shqiptarëve | Përqindja | |
2015 | 89.967 | 74.7% | 22.651 | 18.80% | |
2014 | 81.387 | 74.8% | 20.197 | 18.56% | |
2013 | 81.406 | 75.3% | 19.565 | 18.10% | |
2012 | 81.095 | 75.2% | 19.151 | 17.76% | |
2011 | 77.879 | 76.3% | 17.598 | 17.24% | |
2010 | 69.761 | 84.5% | 13.966 | 16.92% | |
2009 | 55.266 | 79.9% | 9.712 | 14.05% | |
2008 | 55.193 | 81.5% | 8.642 | 12.76% | |
2007 | 49.923 | 83.7% | 6.429 | 10.78% |
Kjo tabelë e pasqyron qartë diskriminimin sa u përket punësimeve gjatë kësaj periudhe. Pra, në vend se të zbutet dallimi dhe të rritet numri i shqiptarëve nëpër institucione, punësimet partiake nga VMRO-DMPNE-ja vazhdojnë pa ndërprerë, ndërsa partia shqiptare në pushtet vazhdon të krekoset dhe ta mashtrojë opinionin se është duke e ngritur numrin e shqiptarëve nëpër institucione. Sipas kësaj dinamike, i bie që shqiptarët do të duhet të presin edhe shtatë vite që ta arrijnë përfaqësimin e duhur, natyrisht nëse maqedonasit e kursejnë administratën nga punësimet partiake maqedonase.
Pasi që kemi konstatuar se partia shqiptare në pushtet – duke qenë e kapur në skandale dhe e zënë me tenderë e biznese – nuk e ka hallin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe të përfaqësimit të shqiptarëve, për çka dëshmojnë më së miri këto shifra, Lëvizja BESA do të angazhohet fuqimisht që përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit – ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Ohrit – të përfundojë brenda mandatit të qeverisjes së saj. Kjo i bie që për më pak se katër vite do të duhet të punësohen edhe7.600 shqiptarë në institucionet shtetërore të vendit.
Përveç kësaj, BESA zotohet se brenda mandatit të saj do ta bëjë detyrimisht sistematizimin e 1.700 administratorëve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore, duke u mundësuar atyre edhe trajnime për institucionin përkatës, që të mund ta japin kontributin e tyre në ato institucione.
Në anën tjetër, BESA merr përsipër që të gjithë ata administratorë që për vite të tëra rrinë në gradënbashkëpunëtor i ri – konform Ligjit për nëpunësit shtetërorë dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik – të avancohen dhe të kalojnë në pozita udhëheqëse.
Dhe, e fundit, BESA premton dhe e jep BESËN se asnjë administrator shqiptar – me Lëvizjen BESA në pushtet – nuk do të ndëshkohet për shkak të përkatësisë partiake, nuk do të përjashtohet nga puna dhe do të jetë i lirë plotësisht që punën e tij ta bëjë me profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke i dhënë llogari vetëm institucionit ku punon dhe qytetarit dhe asnjë moment asnjë partie. Ne jemi të vendosur që ta depolitizojmë administratën dhe ajo t’u shërbejë para së gjithash dhe mbi të gjitha vetëm qytetarëve.
Kliko këtu: RAPORTI i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e shtetit
Departamenti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës i Lëvizjes BESA