BDI-ja po i shërben VMRO-së me moton: Japim sinjal në të majtë, kthehemi në të djathtë!

Zejd REXHEPI
Kjo fjali dredhake dhe tinzare, për herë të parë është përdorur nga Tito-ja, në kohën kur duheshte të vendos që shteti i atëhershëm komunist (Jugosllavia) të shkojë me Paktin e Varshavës (Bllokun lindor komunist) apo me NATO-n (Perendimore) dhe në fund si pasojë e kësaj loje të dyfishtë dhe të padefinuar për interesat shtetërore (por të definuar për interesat e udhëheqësve komunist), rezultoi që shteti i atëhershëm të shkatërrohet si pallati prej letrave, nga i cili më së shumti pësuan pikërisht shqiptarët.
Të njëjtën fjali, sot po e jetësojnë edhe pasuesit e marksizmit dhe enverizmit (udhëheqësit e BDI-së), të cilët nga frika se do të humbin elektoratin e tyre, shtiren se janë me LSDM-në, ndërsa në esencë nuk ndahet fare nga VMRO-ja.
Si të kuptohet ndryshe i gjithë ky cirk në kuvendin e këtij shteti, ku pasojat po i vuajnë dhe do t’i vuajnë, qytetarët e rëndomtë, dhe i njëjti po bëhet me agjendën “ e fshehtë” mes VMRO-së dhe BDI-së, agjendë nga e cila ‘de facto’ po vazhdon funksionimi i koalicionit të tyre qeveritar (edhe pse de jure paraqitet si qeveri teknike).
Se agjendën kriminale VMRO-BDI nuk e luhat asgjë, mjafton të shihen disa fakte “të vogla”:
• BDI-ja ngërçin politik e quan intra etnik (dmth problem mes partive maqedonase), që në esencë tenton që para opinionit të gjërë, ta fsheh faktin që thelbi i kësaj katrahure nuk janë as problemet intra e as inter etnik, por ky ngërç politik është pasojë e luftës mes pushtetit të kriminalizuar VMRO-BDI dhe subjekteve tjera politike që synojnë dekriminalizimin e pushtetit.
• VMRO-ja dhe eksponentët e saj, gati dy muaj radhë ofendojnë dhe përbuzin shqiptarët, ndërsa udhëheqësit e BDI-së, vazhdojnë të mbeten në heshtje ndaj kësaj përbuzje.
• Një fakt tjetër i vasalitetit të BDI-së ndaj VMRO-së, që u kalua në heshtje edhe nga opinioni publik: Para një muaji, gjykata supreme zgjodhi kryetarin e saj (“kuadër” i VMRO-së), ndërsa në votim u përkrah edhe nga anëtarët shqiptarë të Këshillit Gjyqësor (“kuadër” të BDI-së).
• Edhe pse e vetëdijshme që me një vendim politik për tërheqjen e plotë nga qeveria (ministra, zëvendës ministra, drejtorë dhe zëvendës drejtorë) krijohet izolim total i VMRO-së dhe krijohet krizë shtesë me çka përshpejtohet zgjidhja e krizës, BDI-ja përsëri “bëhet” e shurdhër dhe shtirret sikur ky element është irelevant.
• Më 15 maj skadon mandati i kryetarëve të komunave, me çka do të mbeteshin pa rrogë administrata lokale (bashkë me arsimin fillor dhe të mesëm), fakt që do të kërkontë zhbllokim urgjent të ngërçit politik dhe normalizim të punës së kuvendit, me ç’rast me vendim politik nga kuvendi do të zgjidhej edhe puna e pushtetit lokal.
Por, në vend që ky fakt i rrezikut real për bllokim total të shtetit si pasojë e mungesës së rrogave në administratën lokale të përdoret për trysni ndaj VMRO-së që sëpaku për hir të këtij rreziku të lëshojnë pe për debllokimin e kuvendit, BDI-ja nëpërmjet minstrit të Pushtetit Lokal propozon që çëshjten e pushtetit lokal ta zgjidh Gjykata Kushtetuese (që në esencë dihet se ajo kontrollohet nga VMRO-ja), me ç’rast nëpërmjet kësaj “zgjidhje” VMRO-së i jepet afat i pacaktuar që të vazhdojë cirkun në kuvend dhe të vazhdojë agjenda binjake e qeverisjes kriminele VMRO-BDI.
Udhëheqësit e BDI-së vazhdojnë të mbeten shërbëtor të VMRO-së, pavarësisht kostos ndaj interesave të qytetarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme