BDI-ja zgjeroi Frontin Evropian me partinë turke, Ahmeti: Që 22 vjet jam përpjekur për këtë front

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Partia Demokratike Turke do të jetë partneri i ri i BDI-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Marrëveshje u nënshkrua në Gostivar nga kryetarët e dy partive ndërsa parashikon dy pozita për Partinë turke një njësinë e tretë dhe të katërt zgjedhore. Ahmeti tha se pas 22 vjetësh po realizohet përpjekja e tij për një koalicion me turqit.

“Njëzet e dy vite po bëj përpjekje për një front të tillë i cili pas 22 vitesh po realizohet. Atëherë e sot mendoj se Marrëveshjes së Ohrit i duhen gjitha komunitetet që ndryshuan statusin politik e juridik në Maqedoninë e veriut. Ky front, do jetë jo për përdorim të njëhershëm për zgjedhjet presidenciale e parlamentare të këtij viti. Ky front do jetë jetëgjatë sepse, interesat janë të përbashkëta dhe nuk mund ti ndajmë njerëzit që jetojnë bashkë”, tha Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së.

Kreu i PDT-së Bejxhan Iljaz tha ishte në në bisedime me disa parti, përfshirë LSDM-në por sipas tij, oferta më e mirë ka qenë e BDI-së.

“Nuk është shumë me rëndësi marrëveshja apo pozitat, se tani bisedohet shumë për pozitat, por mund të them se momentalisht si parti e kemi pozitën më të mirë në historinë tonë. Ne si Front Evropian, do kemi përfaqësim në lista edhe tek njësia zgjedhore katër edhe te njësia zgjedhore tre. Tek Njësia Zgjedhore katër nuk ka shqiptarë por ka qytetar të Republikës së Maqedonisë së veriut që mendojnë se edhe ata do na japin mbështetje”, u shpreh Bejxhan Iljaz kryetar i TDP.

Partia Demokratike Turke është e përfaqësuar me një deputet në Parlamentin e Maqedonisë së veriut, ndërsa udhëheq edhe komunën Qendër Zhupa. Kjo parti në koalicion me BDI-në e Ahmetit, ka qenë edhe në zgjedhjet e fundit lokale në Gostivar. Përveç Partisë Demokratike Turke të Bjexhan Iljaz, është e regjistruar edhe një parti e komunitetit turk, Partia për Lëvizjen e Turqve e cila është e përfaqësuar me një deputet dhe mbetet në koalicion me LSDM-në. Partitë turke në vazhdimësi kanë bërë koalicione qoftë me VMRO-n apo LSDM-në, sikur edhe partitë e komuniteveve tjera, rome, vllehe, boshnjake dhe serbe. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme