BDI Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar nga Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim, u shqyrtuan me shqetësim ngjarjet e fundit në qytet. Gjatë diskutimit, u trajtuan incidentet e rënda që përfshijnë djegien e disa veturave dhe një lokali afarist.

Dega e BDI-së në Kumanovë bëri thirrje për kujdes dhe qytetarët mos të biejnë pre e provokimeve.

Reagimi i plotë i Degës së BDI-së në Kumanovë

“Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në format më të zgjeruar zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme. Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afaristë që ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore, e që fatkeqësisht janë mjaft shqetësuese.

Apelojmë te të gjithë bashkëqytetarët tanë që të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos bijnë pre e provokimeve!

Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme