Flaka siguron emrin e kandidatit për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga radhët e BDI-së në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai do të jetë Gajur Rushiti, kryetar aktual i Këshillit Komunal.
Ky është propozimi i degës dhe që mbështetet edhe nga strukturat e larta partiake, respektivisht lideri Ali Ahmeti, thonë burime partiake.
Rushiti gëzon mbështetje në elektorat dhe puna e bërë në mandatet e kaluara në këtë komunë nga udhëheqja e BDI-së është një garancë më tepër për fitore, pohon burimi ynë.
Në këtë komunë, aktualisht dihet edhe emri i kandidatit të Aleancës për Shqiptarët (LR-PDSH dhe Uniteti). Ky subjekt do të garon me Isen Shabani, aktualisht drejtor në Inspektoratin shtetëror të tregut. Shabani ishte kandidat i PDSH-së edhe në zgjedhjet e kaluara lokale por nuk arriti të fiton përballë kryetarit aktual, Bajram Kadrija.
Kujtojmë që Shabani ka nisur takimet me qytetarët dhe dy netë radhazi ka qëndruar në fshatin Kalishtë.