BDI me krenari bart flamujt e betejave poltike

Shkruan: Bujar OSMANI

Opinioni publik, me të drejtë këto ditë i ka sytë e veshët të drejtuar nga selia e Bashkimit Demokratik për Integrim. Është kjo ajo adresa e të gjitha ‘’postave’’ me shqetësime, ankthe, frustrime, por është edhe ‘’stacioni’’ ku gjen prehje arsyeja për të dhënë përgjigje të duhur, në moment të duhur.

Të gjithë kanë pritur, mbase edhe me të drejtë, se të enjten pas dite, BDI do të del me një qëndrim konvencional për sa i përket fillimit eventual të negociatave për formimine  qeverisë së Maqedonisë, me ndonjërën prej partive politike maqedonase. Dhe, në raste të tilla, siç është bërë tash më zakon, kanë qenë të pritshme edhe reagimet nga më të ndryshmet nga opinioni publik, duke filluar nga sensi miratues e deri te degradimi pa pardon.

Por, kësaj radhe ndodhi diçka tjetër. Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi një standard të ri në komunikimin politik, duke skicuar disa prioritete bazike që do ta bënin atë fuqi kohezive të mendimit dhe veprimit politik shqiptar në këto hapësira.

Asgjë nuk ndodhi rastësisht në këtë hark kohor, prej kur faktorët politikë shqiptarë këtu vendosën të shkruajnë historinë më të re, duke derdhur në pëlhurën e gjerë ngjyrat  që bashkojnë të gjitha prirjet dhe afinitet shtetformuese e shtendërtuese të shqiptarëve, pa patur nevojë që për këtë të shqetësojë askënd, e mës së paku bashkëqytetarët maqedonas.

Në këtë proces konsolidimi të brendshëm, Bashkimi Demokratik për Integrim u tregua se ka kapacitete të lakmueshme për ta administruar gjithë këtë energji politike që medoemos kërkonte një kanalizim, një profilim. Në këtë sens u tregua jo vetëm i urtë por edhe i guximshëm në mendim e veprim, lideri historik i shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili ashtu siç edhe po e konfirmojnë krerët politikë në Tiranë e Prtishtinë, ishte lokomotiva që po nxirrte në sipërfaqe një trajektore të re të bashkëudhëtimit politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

Përgjegjësia dhe roli vendimtar i BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen, duke qenë në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar dhe mbi bazën e platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim, po tregojnë se kur maturia politike kombinohet me kurajon qytetare për të folur pa ekuivoke, atëherë del më se e qartë se BDI jo vetëm që nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi politik maqedonas, por ajo vë interesin e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesit partiak si dhe i  përcakton si të panegociueshme për mandatin e ardhshëm çështjet kruciale, si: Përdorimi i barabartë  zyrtar i gjuhës shqipe, Integrimi në NATO, Integrimi në BE, Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike me qëllim zbradhjen e të gjitha dyshimeve të dala nga megaskandali i përgjimeve,
Më të zhgënjyerit nga ky diskurs që po manifeston BDI, mund të ngelin të gjithë ata autorë e mendimtarë të cilët kanë pritur se të enjten pas dite nga selia e kësaj partie do të del ndonjë manifest politik, i cili do të përdorej pastaj si dërrasë qitjesh me plumba qorr nga të gjtha anët.  Në vend të kësaj, sikundër edhe po shihet, doli pragamatizmi i një force politike e cila gjatë gjithë kohës është munduar ta shpegojë filozofinë e veprimti të vet në kuadër të sjelljeve e lëvizjeve që kanë qenë në koherencë të plotë me nevojat dhe aspiratat e shqiptarëve, pa anashkaluar edhe pereferncat e gjithë atyre që nga politikanët kanë kërkuar më shumë arsye, e më pak inate personale. Sensi për të dalur jashtë gëzhojes egoiste e bënë BDI-në lehtësisht të akseptueshme edhe nga ata që deri dje mund të kenë qenë skeptik e paragjykues. Vendosmëria për të riformatuar aksionin politik të një diskursi që prodhon kohezion brendakombëtar, e ripërkufizon BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmetin, si shtylla të forta për të mbajtur, tash dhe në të ardhmen,  me krenari flamujt e betejave politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme