BDI në prag të shpartallimit

Opinioni këto ditë po vlon nga zëra se brenda BDI-së po ndodhë një përplasje shumë e madhe ndërmjet grupit që është me LSDM-në dhe grupit të VMRO-së.

Këto ngjarje bëhen edhe më dramatike pas lajmit me titull ‘’Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit’’ publikuar nga Express në Kosovë të cilin grupi brenda BDI-së që e mbështet LSDM-në e cilëson si presion ndaj tyre për qëndrimin kundër VMRO-së, sidomos duke pasur faktin që Express-i njihet si shumë i afërt me Nikolla Gruevskin, madje kanë realizuar edhe një intervistë me atë.

Pas këtij lajmi, burime brenda BDI-së thonë se Dega e Gostivarit ia ka dërguar një letër kreut të BDI-së duke e kërcënuar që në rast se edhe një herë e sulmojnë Nevzat Bejtën, komplet dega e Gostivarit do e braktisë partinë./gostivari24.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme