Autor: Faton Fazliu
E turpshme është të thuhet që votuesit e kontestuar edhe sot e kanë afatin që ta dëshmojnë identitetin e tyre. Pas plot 14 viteve BDI-ja më në fund ia doli projektit të saj: arriti që shqiptarët t’i shkatërrojë në arsim, kulturë, në vlerat shpirtërore shqiptare dhe tash po bën edhe një “arritje spektakolare”, duke fundosur dhe shkatërruar një prej vlerave më të çmueshme demokratike – votën e vlefshme shqiptare. Kështu ia doli ta nëpërkëmbë deri në kulmin e fundit duke lënë shqiptarin jetim për të mos votuar më asnjëherë. Oj BDI, moj mjerane, mos harro se ata që ti dëshiron t’i pastrosh nga lista janë po ata të cilët e mbajtën këtë popull gjallë, ata të cilët ndihmuan në ngritjen e gjendjes ekonomike dhe sociale të bashkatdhetarëve tanë! Paramendoni, më këtë atdhedashuri që kanë këta të BDI-së, jam i sigurt që për 10 vite do arrijnë që Shkupin ta shndërrojnë në Manastir. Me fshirjen e mërgimtarëve nga lista edhe një herë dëshmuat se jeni në anën e Gruevsikit dhe kundër interesit të shqiptarëve. I vetmi send që po i rahaton shqiptarët në këtë krizë është se sa më shumë që po u afrohemi zgjedhjeve, po afrohet edhe fundi i juaj. Mjaft hëngrët bukën e shqiptarit e ia bëtë duanë VMRO-së. Mjaft i ofenduat shqiptarët! Ky poshtërim duhet të përfundojë këtu.