BDI thotë se opozita bën lobim në favor të kazinove – Opozita: BDI-ja, e përzier në lojërat e fatit

Gazetar: Adrian Kerimi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi këmbëngul se propozim-Ligji për lojërat e fatit do të miratohet, tenderi për tri licenca të reja nuk do të prishet dhe se asnjë kompani bullgare nuk do të fiton të drejtën e kontrollit të lojërave online, shkruan Alsat.

Në intervistë për Kanal5, Grubi tha se me ligjin e ri industria e lojërave të fatit online do të futet nën kontroll. Grubi akuzoi VMRO-DPMNE-në se i ka besuar tender 15 vjeçar kompanisë së themeluar nga një shtetas serb, Vlladimir Vukoviç, një shtetas bullgar Daniell Iliev dhe një shtetas maqedonas.

Sipas tij, për arsye të reagimit jo parimor nga detyra u depërtua edhe ambasadori paraprak i Austrisë, Georg Vucas. BDI sot akuzoi edhe opozitën shqiptare se po lobon ne favor të kazinove.

“Kush po e mbron monopolin 15 vjeçar dhënë një kompanie bulgaro-serbo-maqedonase për organizim e lojërave të fatit, fitimi i “raportuar” i së cilës është mesatarisht 15 milionë euro në vit? Kush nga opozita shqiptare lobonte për plotësim të ligjit me amendament në favor të kazinove?”, thonë nga BDI.

Por opozita shqiptare thotë se BDI-ja është aq e përfshirë në lojërat e fatit sa që dëshiron në çdo mënyrë të miratohet ky ligj. Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa në intervistë për Alsat tha se pushteti po tenton ta miraton këtë ligj në mënyrë kontrabanduese.

“Nuk mund të presësh nga BDI-ja që të gjen zgjidhje, momentin që janë të përfshirë thellë në lojërat e fatit. Brenda këtyre interesave janë edhe partitë tjera. Nuk mund të presësh nga ato që të bëjnë reduktime në lojërat e fatit ose do të gjejnë zgjidhje që janë në interes të qytetarëve”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Opozita maqedonase prej javësh akuzon zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi për siç thonë ata rregullimin e tregut të kazinove dhe lojërave të fatit online sipas interesave personale.

Sipas VMRO-DPMNE-së tenderi për kontrollimin e lojërave të fatit nga tre kompani të reja është përshtatur për një biznesmen bullgar, sipas opozitës mafioz i cili gjendet në listën e zezë amerikane.

Ditë më parë, Asociacioni i bastoreve sportive në Maqedoni kërkoi nga Qeveria të tërheq propozim-ligjin nga procedura parlamentare dhe të abrogon tenderin për licenca të reja për shkak të kurdisjes dhe jo transparencës për kompanitë vendore./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme