BDI’ja është e Ramës, VLEN’i i Kurtit, shqiptarët e Maqedonisë të Mickovskit?

Sot në Shkup janë takuar drejtuesit e Ballkanit Perëndimorë ku nuk mungonin as dy kryeministrat shqiptarë.
Dhe siç pritej, i ardhuri nga Tirana u takua me drejtuesit e partisë së ‘tij’ – me ata të BDI’së, e Kryeministri i Kosovës me ata të VLEN’it që thonë se janë shkri në një parti, por që assesi tre kryetarët e këtij koalicioni nuk mund të ‘shkrihen’ në një të vetëm. .
Se Piktori i donte ‘hajdutët} e BDI’së edhe shkaku se ata ia mbështetën projektin e tij të botës serbe për ‘Ballkanin e Hapur’, kjo dihet.
Por se Kryetari i VV-es do i mbështeste këta ‘hajnat’ e pavlerë të VLENI’it që janë pjesë e qeveris ‘alternative’ të Vuçiqit për Maqedoninë, këtë askush nuk mund ta besonte.
Sidoqoftë, sot u pa ajo që e dinin të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, por që nuk kanë si e ndryshojnë: se edhe Piktori edhe Kryetari i VV kanë partitë e veta shqiptare në Maqedoni, e të cilat të tilla siç janë shpesh të lënë përshtypjen se i mbështet Tirana e Prishtina thuajse vetëm që t’i shërbejnë Shkupit proserb.
Pra sot u pa se BDI’ja është e Ramës, VLEN’i i Kurtit, e shqiptarët e Maqedonisë i janë lënë në duar MIckovskit. Me çka, edhe duke pasur shumë parti të mbështetura nga Tirana e Prishtina, shqiptarët e këtushëm i ‘sundon sunduesi’ i vërtetë i Maqedonisë – Beogradi!? (Kim Mehmeti)/ sakte.net
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme