BE drejt një politike të përbashkët të mbrojtjes

Këtë javë fillojnë bisedimet për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, që do ta lënë bllokun me vetëm një fuqi të madhe ushtarake, Francën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nisma e Bashkimit Evropian për krijimin e një politike të përbashkët të mbrojtjes ka ngjallur në Britani shqetësimin se ajo mund të lihet jashtë marrëveshjeve të ardhshme të sigurisë.

Siguria e Evropës është në një pikë kthese. Të kërcënuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe militantizimi islamik në kufijtë e saj jugor dhe lindor, blloku do të humbasë një nga fuqitë e mëdha ushtarake.

“Pas Brexit-it, Franca mbetet fuqia më e rëndësishme ushtarake në Evropën kontinentale. Dhe unë mendoj se marrëveshjet evropiane të sigurisë do të duhet ta pasqyrojnë këtë realitet”, thotë Edward Lucas, Redaktori i revistës “The Economist”

Aktualisht 4.000 trupa franceze po luftojnë kundër militantëve islamikë në Afrikën e Veriut.

Presidenti Emmanuel Macron kërkon që aleatët e Bashkimit Evropian të bëjnë më shumë.

“Unë dua të forcojë partneritetet evropiane, në veçanti me Gjermaninë, dhe të sigurohem që angazhimi gjerman të intensifikohet”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk dëshiron që siguria evropiane të jetë e lidhur me një aleancë ushtarake franko-gjermane, thotë Lucas.

“Sepse ajo është shumë e vendosur që ta mbajë Amerikën plotësisht të angazhuar në mbrojtjen e Evropës”.

Bashkimi Evropian po krijon një qendër komandimi dhe një fond mbrojtës prej 560 milionë dollarësh, pjesë e një politike të mbrojtjes së përbashkët.

“Ne në asnjë mënyrë nuk po sugjerojmë zëvendësimin, kopjimin ose konkurrimin me NATO-n. Kjo duhet të jetë e qartë”, thotë Federica Mogherini, Shefe e Politikës së Jashtme të BE

NATO ka dislokuar disa mijëra trupa në Evropën Lindore për të frenuar Rusinë. Bashkimi Evropian nuk është një zëvendësim i Natos, thotë Michael Wolffsohn i Universitetit të Forcave të Armatosura Gjermane në Mynih, i cili foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it.

Michael Wolffsohn, Universiteti i Forcave të Armatosura Gjermane në Mynih

“Shumica e ushtrive në Evropën kontinentale janë thjesht të papërgatitura për ndërhyrje ushtarake, me përjashtim ndoshta të forcave të armatosura franceze. Ndërsa forcat gjermane janë të mbingarkuara, me fonde dhe pajisje të pamjaftueshme.”

Britania ka kundërshtuar për një kohë të gjatë krijimin e një force ushtarake të Bashkimit Evropian. Por, ndërsa fillojnë bisedimet e Brexit-it, tashmë është duke u bërë një integrim më i ngushtë ushtarak brenda BE-së dhe Franca po drejton këtë nismë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme