BE duhej të ishte më agresive për krizën në Maqedoni

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se Bashkimi Europian do duhej të tregohej më e ashpër për të arritur një zgjidhje të çështjes së bllokadës në Maqedoni.

Këto komente Muhaxhiri i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa tha se kjo krizë që po ndodhë në shtetin maqedonas është në dëm të të gjithë qytetarëve që frymojnë në Maqedoni.

”Nuk kam parë asnjë rast tjetër në Ballkan ku ndodh kjo si në Maqedoni. Dalin rezultatet dhe mohohen ato”.

”Në Kosovë kemi pasur një rast pak a shumë të ngjashëm, por, këtu kemi pasur Gjykatën Kushtetuese që ka sjell një vendim”.

”Ndërkaq atje e kemi Presidentin Ivanov që sjell një vendim krye në vete”.

”Edhe faktorët ndërkombëtar do duhej të bënin më shumë presion”.

”Kjo është një gjë në dëm të Maqedonisë, tek ata që frymojnë në Maqedoni”.

”Duhet të kishte më shumë presion nga faktorët ndërkombëtar. BE duhej të ishte më e ashpër dhe më agresive, sepse kanë kaluar sa muaj nga zgjedhjet dhe ska asgjë të re rreth kësaj çështjeje”, është shprehur Muhaxhiri në Info Magazine, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme