BE e dënoi sulmin terrorist në Stamboll

BE e dënoi sulmin terrorist të kryer Natën e Vitit të Ri në klubin e natës “Reina” në Stamboll dhe shprehu solidaritet me popullin e Turqisë, thuhet në kumtesën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini dhe komisarit për zgjerim, Johanes Han, publikuar sot në Bruksel, njofton TASS.

“Shprehim ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave. BE e thekson solidaritetin me Turqinë dhe popullin e saj. Ne me vendosmëri i dënojmë të gjitha aktet e terrorizmit dhe e vërtetojmë lidhshmërinë tonë drejt bashkëpunimit me autoritetet e Turqisë për parandalim dhe luftë me këtë kanosje”, qëndron në kumtesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme