BE-ja e shqetësuar për Ballkanin, rikonfirmon përkushtimin për rajonin

Rizgjedhja e Donald Tuskut për kryetar të Këshillit Evropian për një mandat të ri prej dy vjet e gjysmë pa pajtimin e shtetit të tij, Polonisë, ka prishur seriozisht atmosferën në të cilën të premten është zhvilluar dita e parë e takimit të Këshillit Evropian në Bruksel.

Polonia kishte kërkuar që të shqyrtohet një kandidat tjetër, por vendet e tjera anëtare ishin pajtuar që Tusku duhet të marrë edhe një mandat, ndërsa kundërshtimin e Polonisë e quajtën si “konflikt të brendshëm politik”, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e tashme konservatore e Polonisë ka kritikuar ish-kryeministrin e këtij vendi, Tusk, i cili tash në Bruksel është në krye të Këshillit Evropian, se “nuk e ka zbatuar si duhet rolin e tij neutral” dhe se “është përzier në punë të brendshme të Polonisë dhe nuk i ka mbrojtur interesat e këtij vendi”.

Por, pasi për zgjedhjen e presidentit të Këshillit Evropian nuk ka nevojë për konsensus, vendet anëtare siguruan shumicën për të tejkaluar kundërshtimin e Polonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme