“BE-ja është mësuar të negociojë me politikanë të dëgjueshëm, Ramushi i befasoi”

Gazetari i grupit Koha, nga Brukseli, Augustin Palokaj në një opinion ka thënë që paraqitja kritike e kryeministrit Haradinaj në Bruksel, e ka bërë të ndihet ‘e befasuar dhe ‘e ofenduar’ zonjën Mogherini. Kjo e fundit, bëhet e ditur që e kishte lëshuar takimin para kohe, dhe kishte anuluar konferencën e paralajmëruar për media – sepse ishte zemëruar me qëndrimet e kryeministrit tonë Haradinaj.

Vetë kryeministri ka deklaruar ditë më parë, që po kërkon nga BE-ja të angazhojë edhe Shtetet e Bashkuara në procesin e dialogut. Gazetari Palokaj, ka thënë që Haradinaj ka qenë kritik ndaj BE-së shkaku i liberalizimit të vizave dhe shpërfilljes së vazhdueshme që po i bëjnë vendit tonë. Ai është shprehur skeptik edhe në lidhje me fitimin e statusit të vendit kandidat për vendin tonë.

Më tej, ai ka thënë që BE-ja është mëuar të negociojë vetëm me politikanë të dëgjueshëm e të cilët nuk bëjnë ankesa asnjëherë. Ai ka lënë të kuptohet se kjo gjë e ka dëmtuar palën tonë, duke e bërë më pak faktore përgjatë gjithë dekadës së fundit – përcjell Periskopi.

Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/58836/be-ja-eshte-mesuar-qe-kosova-te-heshte-dhe-ti-gezohet-suksesit-te-fqinjeve-ne-procesin-e-integrimeve/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme