BE-ja futet në mision për dialogun Kosovë-Serbi

Pas një kohe të gjatë, javën që vjen do të zhvillohet një takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, apo, siç e quan BE-ja, “mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Me “nivelin e lartë” në BE mendojnë në kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, edhe pse shumë diplomatë në BE vazhdojnë të besojnë se lideri kryesor politik në Kosovë është presidenti Hashim Thaçi, ndërsa në Serbi kryeministri Aleksandar Vuçiç, shkruan Koha Ditore.

Të enjten mbrëma nga shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së që udhëhiqet nga Federika Mogherini, është dhënë lajmi se ajo ka ftuar në takim të nivelit të lartë “palët” dhe se ky takim do të zhvillohet më datën 24 të këtij muaji në Bruksel.

“Zhvillimet e ditëve të fundit e dëshmojnë nevojën për përkushtim dhe angazhim të rritur të të dyja palëve në dialog. Progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet prioritet i rëndësishëm për të dyja palët, për Bashkimin Evropian dhe për Ballkanin Perëndimor si tërësi”, thuhet në këtë njoftim.

Nga kjo deklaratë e shkurtër vërehet edhe ajo që thonë shumë diplomatë evropianë, se BE-ja është e shqetësuar për retorikën luftënxitëse që ka ardhur ditëve të fundit nga Beogradi dhe po ashtu një fjalor që në Bruksel e konsiderojnë po ashtu “të papërshtatshëm” nga politikanët shqiptarë. (b.an)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme