Bashkimi Evropian ka shprehur interesim lidhur me aksionin e autoriteteve kosovare për kthimin e kosovarëve nga Siria.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar trajtim serioz të të kthyerve, ndërsa ka thënë se numri i atyre që kanë mbetur në Siri, nuk është shumë i madh, raporton KTV.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj janë duke e përgatitur letrën me detaje për aksionin, të cilën letër më pas do t’ua dërgojnë përfaqësuesve të shteteve të BE-së.
Ndërkohë, Qeveria ka miratuar vendimin për arritjen e marrëveshjeve për njohjen reciproke të patentë-shoferëve me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën.
Në këtë mbledhje Qeveria gjithashtu ka emëruar Valmir Hylenaj, zëvendësdrejtor të ASHNA-s.