BE-ja kundër planit të Trumpit për ta zhvendosur Ambasadën e SHBA-së në Jerusalem

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë kundërshtuar sot planin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për ta zhvendosur Ambasadën e SHBA-së në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

 

Ata kanë paralajmëruar se plani i Trumpit mund t’i shkallëzoj tensionet me botën arabe, transmeton Express.

“Është shumë më rëndësi për të gjithë ne që të përmbahemi nga veprimet e njëanshme, veçanërisht nga ato që mund të kenë pasoja serioze në opinionin e gjerë publik në pjesë të mëdha të botës,” ka thënë shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ajo shpreson se do të ketë reflektim për pasojat që mund të prodhojë çfarëdo veprimi i tillë.

“Ne shpresojmë se mund të ketë reflektim për pasojat e çfarëdo veprimi që merret,” ka shtuar ajo.

Javë më parë, Trumpi tha se planifikon që ta zhvendosë Ambasadën e SHBA-së në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme