BE-ja shpreson në vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA-në rreth Ballkanit

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë mbledhur të shtunën mbrëma në një “darkë joformale” për të diskutuar rreth raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimit që do të ketë në ato raporte fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet e fundit amerikane.

Askush në BE nuk e kishte dëshiruar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, por tash krerët e BE-së duan që ta shohin atë sa më parë që të jetë e mundshme në Bruksel në një samit me BE-në, ku do të shihnin se si do të mund të zhvilloheshin raportet në të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.

Në BE ka qenë e qartë pse nuk e duan fitoren e Trumpit dhe është e qartë pse ende kanë frikë nga drejtimi që do të ketë administrata e re e udhëhequr nga ai.

Ata shpresojnë se si president Trumpi do të jetë ndryshe nga ai i cili ishte në fushatën zgjedhore. Po të përmbushë Trumpi atë që ka thënë nuk do të jetë mirë për BE-në dhe frika edhe më e madhe është se fitorja e tij do t’u jepte shtytje forcave të ekstremit të djathtë dhe populist në Evropë. Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme