“BE-ja ta ndihmojë më shumë Ballkanin Perëndimor”

Në vizitën e tij të parë në Austri në funksionin e presidentit gjerman, Frank Valter Steinmeier dhe homologu austriak Alexander Van der Bellen bën thirrje që vendet e BE-së t’i kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit.

“BE-ja do të bënte mirë që t’i ofronte dorën gjashtë vendeve te Ballkanit perëndimor. Gjendja e vendeve pasuese të ish-Jugosllavisë vazhdon të jetë e vështirë. Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i garantuar, nëse ruhet perspektiva europiane”, tha Steinmeier, njofton Top Channel.

Edhe presidenti i Austrisë Van der Bellen, thotë DW, kërkoi më shumë “vëmendje” të BE-së ndaj Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës në një kohë kur në rajon po dominojnë konfiktet etnike, e ku Rusia po përpiqet të zgjerojë influencën.

Gjatë vizitës së tij të parë në Vjenë, qeveria e së cilës ndjek një kurs kundër migrantëve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet në nivel kombëtar për problemin e refugjatëve.

Sipas tij, kush anashkalon Europën në zgjidhjen e domosdoshme per krizen vepron me driteshkurtësi..Ministri i jashtem austriak Sebastian Kurz mbështet kërkesën për mbylljen e itinerarit të Mesdheut, por lideri gjerman mendon se zgjidhja duhet të jetë gjitheperfshirese. “Refugjatëve që vijnë në Mesdhe ne duhet t’u japim arsye për të qendruar në atdheun e tyre”, ishin fjalet e Steinmeier.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme