BE: Kosova, kushti kryesor i Serbisë, të angazhohet më shumë në këtë drejtim

Ky dhe viti i ardhshëm janë qenësore për afrimin e Serbisë kah BE-ja, ka thënë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, duke shtuar se rruga e Serbisë kah BE-ja është veçse realitet.
Duke folur për raportin e Komisionit Evropian për avancimin e Serbisë kah BE-ja, Fabrizi ka thënë se është konstatuar se Qeveria e Serbisë është e angazhuar kah rruga evropiane, raporton “Vesti”.

“Është arritur përparim në fushat kyçe kur flasim për sundimin e ligjit, e ato janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Fabrizi në konferencën e përbashkët me ministren serbe të Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Ai thotë se është e një rëndësie të veçantë që është konstatuar roli pozitiv i Serbisë në bashkëpunimin rajonal.

“Dialogu me Prishtinën është element kyç dhe në raport është konstatuar se Serbia duhet të angazhohet edhe më tej në zbatimin e asaj që është dakorduar për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, tha Fabrizi, transmeton Koha.net.

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi tha se përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini do të qëndrojë në Beograd të enjten dhe ka thënë se kjo vizitë ka për qëllim të nxjerrë në pah rrugën evropiane të Serbisë.

Po ashtu, tha Fabrizi, në Beograd në fund të muajit do të qëndrojë edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili do të bisedojë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për samitin që do të mbahet më 17 maj në Sofje.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme