BE kundër Kosovës për ambasadën ne Jeruzalem: Vendim kundër bllokut

Komisioni Europian shpreh keqardhje për zbatimin e  vendimit të autoriteteve të Prishtinës lidhur me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Në konferencën për shtyp në Bruksel, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petër Stano ka nënvizuar se vendim e largon Kosovën nga qëndrimi i Europës.

‘Kosova ka integrimin në Bashkimin Evropian si përparësinë të saj strategjike. BE pret që Kosova të veprojë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e saj Evropiane të mos minohet, ‘deklaroi Stano.

Zëdhënësi i BE-së ritheksoi qëndrimin europian lidhur me Jeruzalemin.

Ai tha se pozicioni i bllokut është i qartë për sa i përket marrëdhënieve diplomatike të shteteve anëtare dhe ambasadave të tyre që janë të vendosura në Tel Aviv dhe jo Jeruzalem.

Ai nxori në pah edhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara përfshirë konkluzionet e Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian lidhur me zgjidhjen e çështjes së Jeruzalemit.

Sipas të dyja qëndrimeve, çështja e Jeruzalemit duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Palestinës dhe Izraelit dhe të dy vendet duhet të zgjidhin çështjen e Jeruzalemit si një kryeqytet i përbashkët në të ardhmen.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme