BE: Marrëveshja për Roaming, hap i madh për Kosovën

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Marrëveshjen Rajonale Roaming në Samitin i cili u mbajt në Beograd.

Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ky është një hap i madh për shtetin e Kosovës, duke e konsideruar shumë të vlefshme nënshkrimin e kësaj marrveshje.

“Për Kosovën, sikurse për të gjithë, ky është një hap i madh, i cili do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset e rajonit”, thuhet në njoftim.

Zyra e BE-së në Kosovë tutje ka thënë se të gjitha përpjekjet tani duhet të përqendrohen në kthimin e kësaj marrëveshjeje në realitet shumë të nevojshëm.

“Në këtë frymë, deklaratat dhe veprimet që ulin vlerën e asaj që është arritur, nuk kanë vend. Çdo veprim që shkon kundër dialogut dhe bashkëpunimit rajonal nuk ndihmon në përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të arritur zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për largimin e roaming-ut për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo në një konferencë për media tha dje se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë për të dërguar sinjale se Serbia po bën gjithçka për raporte të mira në rajon.

“Nënshkrimi i marrëveshjes nuk ishte i lehtë për Serbinë, ishte shumë e vështirë, por shpresojë që Prishtina të mos e fut ndonjë taksë 100% në këtë marrëveshje. Megjithatë shpresoj që marrveshja rajonale për roamin do të jetë një hap tjetër drejt një rajoni më të integruar dhe shpresoj që Prishtina do ta respektojë këtë”, tha ajo, raporton tanjug.

Në samitin digjital të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Beograd, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në emër të Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen për zbritjen e çmimeve të roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Palët nënshkruese të marrëveshjes, e cila do të quhet “Roaming si në shtëpi” do të fillojnë gradualisht që nga 1 korriku 2019 të ulin kostot e roaming-ut, ndërsa nga 1 korriku 2021 nuk do të ketë çmime bazë të roaming-ut.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme