BE mbështet plotësisht sovranitetin dhe tërësinë e Maqedonisë

Bashkimi Evropian në tërësi e respekton sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe respektimin e kufijve të shtetit të Maqedonisë. Këtë sot në emër të Brukselit zyrtar për MIA-n e transmetoi zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç, pas stuhisë në opinionin e Maqedonisë që e ngriti njeriu i parë i Nënkomitetit për Evropë në Kongresin amerikan, Dejna Rorbaher, duke deklaruar se “Maqedonia nuk është shtet dhe se duhet të ndahet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë”.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ndërkaq duke potencuar se Eurokomisioni ka qëndrim që të mos reagojë ndaj komenteve të huaja, zëdhënësja Kocijançiç e transmetoi qëndrimin zyrtar të BE-së për mbështetje të shtetit të Maqedonisë në kufijtë e vet për shkak të shqetësimit në shoqërinë e Maqedonisë, shkaktuar nga komentet e zyrtarit të lartë amerikan, pasi të njëjtat u paraqitën me platformën shqiptare të partive politike shqiptare në Maqedoni.

“Kur bëhet fjalë për IRJ të Maqedonisë, ky është vend-kandidat dhe ne tërësisht e respektojmë të njëjtin. Ne merremi me vendin dhe e mbështesim me respektim të plotë të tërë asaj që nënkuptohet, përfshirë sovranitetin e saj, por edhe me respektim të kufijve të saj. Ne, në të vërtetë vazhdimisht angazhohemi se nuk ka ndryshime kur bëhet fjalë për kufijtë dhe punojmë me vendet kandidate me plot seriozitet, mbështetje dhe vendosshmëri në mbështetje të rrugës së tyre drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Kocijançiç.

Në emër të Brukselit zyrtar, ajo shtoi se Unioni llogaritë në të gjitha vendet ballkanike në raport me bashkëpunimin dhe afrimin e tyre drejt BE-së.

“Ai është rajon që ka perspektivë evropiane dhe i cili është pjesë e politikës sonë për zgjerim gjithashtu. Ne bëjmë shumë gjëra me qëllim që ta mbështesim rajonin lidhur me aspektin politik dhe ekonomik, por edhe për zhvillim të mëtejmë, ndërkaq me qëllim që vendet të afrohen më afër Bashkimit Evropian. Në parim, kjo është e bazuar në bashkëpunimin tonë rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe pajtim. Në atë pikëpamje, ne bëjmë shumë punë, kështu që mes tjerash ndërmjetësojmë edhe në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi zëdhënësja e Komisionit Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme