Varshava dhe Budapesti pritet që do të humbasin sasi shumë të madhe të parave derisa Brukseli propozon që të tërheq dhejtëra miliarda euro nga fondet e BE së nga Evropa Qëndrore dhe Lindore për në vendet të goditura më së keqi nga kriza financiare, siç janë Spanja dhe Greqia.
Qëllimi është që të mbështeten vendet më pak të zhvilluara të BE derisa Brukseli nuk dëshiron të vazhdojë distribuimin e parave vetëm duke u bazuar në pasurinë e vendit ose GDP.
Paratë që u jepen vendeve do të varen nga kritere të ndryshme si papunësia e të rinjve, arsimimi, ambienti dhe inovacioni.
Polonia ka paralajmëruar se kushtet e ashpra për fondacione të BE do të shkaktonin probleme shumë të mëdha
Që nga viti 2004, shpërndarja e fondacioneve të BE ka qenë e fokusuar në mbylljen e boshllëkut ekonomik në mes të shteteve anëtare të reja dhe atyre anëtare të vjetra.
Në Mars, presidenti francez, Emanuel Makron, tha se Franca është e gatshme për zgjerim të buxhetit.