Thuajse një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve qeveria e Maqedonisë së Veriut është në testin e parë të koalicionit, për shkak të krizës që ka përfshirë VLEN-in.
Opozita akuzon se kriza tregon se qeveria s’ka parime por vetëm interesa, megjithatë Nenad Markoviç, Profesor Universitar, për studime politike thotë se momente “tranzicioni” ka pasur gjithmonë në formimin e qeverive.
Në intervistën për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat, ai flet edhe për atë se çfarë efekte do të ketë tragjedia e Koçanit. Sipas tij partitë maqedonase e politizuan rastin.
Sa i përket ndërkohë integrimeve dhe reformave Profesori Markoviç thotë se BE nuk është më qëllim strategjik i partive politike, kjo jo vetëm për faj të partive politike por edhe vetë procesit kompleks të integrimit. Megjithatë Markoviç thotë se vendi duhet të mbesë në orientimin evropian pa u vënë në pozicionin të zgjedhë mes BE-së dhe SHBA-ve.