“BE po punon intensivisht në organizimin e një raundi të ri të dialogut Beograd-Prishtinë”

Bashkimi Evropian është duke përgatitur një vazhdim të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bashkimi Evropian (BE) është duke punuar intensivisht në organizimin e një raundi të ri të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivelin më të lartë në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç bëjnë të ditura burime të “Tanjug”, transmeton lajmi.net, në Bruksel është duke u biseduar se ky takim i ri i nivelit të lartë në mes të Thaçit dhe Vuçiqit, mund të mbahet në fund të javës.

“Tanjug”, duke u thirrur në këto burime diplomatike në Bruksel, shkruan se “faza intensive”, e diskutimeve në mes të dyja palëve në dialog mund të jetë e “fshehur”, pra jo domosdoshmërisht do të bëhet “para kamerave”.

Po ashtu në këtë shkrim thuhet se, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk dëshiron që ky takim të jetë në kuadër të dialogut mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit deri në momentin kur ajo të jetë e sigurt se do të arrihet një rezultat konkret dhe që të dyja palët të arrijnë drejt përparimit të marrëveshjes së detyruar ligjore, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas burimeve të këtij mediumi serb në Bruksel, në këtë marrëveshje do të përfshihen të gjitha çështjet e hapura dhe po ashtu edhe marrëveshjet të cilat nuk janë zbatuar deri më tani e për të cilat Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për ato marrëveshje.

Tutje në këtë shkrim thuhet se në Bruksel besojnë se “nuk ka shumë kohë” për të arritur një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se një marrëveshje të detyruar ligjore gjithkush duhet ta zbatojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme