BE presion partive politike të tregojnë se ku po i marrin paratë

Shefja e Zyrës së BE-së Natalie Apostolova në një takim me Kryeparlamentarin Kadri Veselidhe shefat e grupeve parlamentare kanë folur për mënyrën e financimit të partive politike. Zyrtarja e BE-së u ka kërkuar atyre që ta bëjnë publike se si financohen. Për këtë palët janë dakorduar që ta formojnë një grup punues për të dhënë përgjigje urgjente. Ndërkohë Veseli është zotuar se PDK do ta prezantojë raportin se si është financuar nga viti 2012.

Ata ranë dakord që menjëherë të krijojnë një grup pune për t’iu adresuar kësaj çështje. Ndër të tjera, ky grup pune do të diskutojnë mbi mënyrat për të siguruar shpërndarjen e nevojshme buxhetore të prokurorimit të jashtëm e auditorë të pavarur. Për më tepër, ata do të shqyrtojnë opsionet për ndryshimin e kuadrit aktual ligjor, me qëllim për të mundësuar zbatimin e tij të plotë, shkruan në raport, transmeton Gazeta Express.

Kryparlamentari Veseli ka shprehur angazhimin e tij për më shumë transparencë ndaj publikut nga institucionet si dhe nga partitë politike; në interes të qytetarëve, dhe një mbikëqyrje më të madhe publike. Veseli theksoi se që nga viti 2013 Kuvendi ka filluar të gjitha procedurat e nevojshme, të parapara me ligj, për të kontraktuar një kompani të auditimit për auditimin e financave të partive politike, por duke pasur parasysh mungesën e ofertave, të gjitha procedurat kanë dështuar.

Kryetari i Kuvendit konsideron të nevojshme për të gjetur një zgjidhje urgjente për këtë çështje, e cila do t’i mundësonte Kosovës dhe partitë e saj politike për të hequr këtë njolle.

Veseli vlerësoi se baza aktuale ligjore nuk parashikon për një zgjidhje të shpejtë dhe të përshtatshme, për këtë arsye ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të hapur rrugën për këtë proces. Për këtë, Veseli tha se ka një konsensus të gjerë në të gjithë spektrin politik dhe shprehu angazhimin e tij që ky proces të ketë sukses.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili njëherësh është lider i PDK’së, ka thënë se partia e tij është e angazhuar që prej vitit 2012 që të publikojë raportet financiare dhe ka thënë se si Kryetar i Kuvendit do të inkurajojë partitë e tjera politike që të ndjekin këtë shembull. Apostolova ka mirëpritur angazhimin e Veselit dhe ofroi që në mënyrë të barabartë të arrijë tek liderët e partive të tjera politike që të sigurojnë se do të publikojnë raportet financiare, në mënyrë që të ketë transparencë të plotë publike. Në këtë drejtim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet të zbatojë kërkesat ligjore duke përdorur opsionet që janë në përputhje me ligjin.

Të gjitha palët janë pajtuar se transparenca dhe integriteti i partive politike dhe proceset zgjedhore janë të një rëndësie themelore për besueshmërinë dhe legjitimitetin e sistemit demokratik të Kosovës, të respektit ndaj votuesve dhe besimit të tyre për ata që i përfaqësojnë ose kërkojnë që ta bëjnë një gjë të tillë.

Apostolova, duke përsëritur angazhimet që ka marr nga agjenda e Reformës Evropiane, theksoi se është urgjente që partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të veprojnë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në mënyrë që tu mundësohet qytetarëve të Kosovës të kenë zgjedhje demokratike dhe ka pretuar mbështetje të fuqishme nga BE-ja, përfshirë këtu mbështetje ligjore dhe këshilla politike për të ndihmuar në këtë përpjekje

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme