BE sjell mision ushtarak për të mbrojtur bregdetin shqiptar

Komisioneri i BE, Dimitris Avramopoulos, ka deklaruar sot nga Tirana se në kuadrin e një marrëveshjeje BE-Shqipëri, Shqipëria do të lejojë ardhjen e një ekipi nga Agjencia Evropiane e Kufirit e Rojes Bregdetare për të menaxhuar më mirë bashkarisht emigracionin e parregullt.

Në një konferencë shtypi me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Avramopoulos tha:

“Uroj që Shqipëria të bëhet së shpejti, pjesë e familjes evropiane. Patëm një takim shumë miqësor e konstruktiv me ministrin Xhafaj. Dëshiroj ta falënderoj atë për mikpritjen dhe ndoshta rikthehem së shpejti. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane: historikisht, gjeografikisht. Në këtë kontekst, duke marrë parasysh ëkto ne përballemi me të njëjtat sfida, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, menaxhimit të kufijve dhe krimit të organizuar.

Ne ndajmë një histori të përbashkët por dhe një të ardhme që do ta ndajmë me njeri-tjetrin. Vetëm javën e kaluar ne ndamë Strategjinë për Ballkanin dhe në këtë moment, Shqipëria ka një dritare historike për ta lidhur fort historinë e saj me BE-në.

Ndoshta të gjtihë e kujtojnë sesi bota e ka parë Shqipërinë para pak ditësh. Më duhet të them se unë sot jam meshumë mbresa për ato fusha që ne luftojnë, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. Falënderoj institucionet shqiptare për punën që kanë bërë për kufijtë dhe rojen bregdetare. Ne e kemi firmosur këtë marrëveshje të rëndësishme.

Në veçanti dëshiroj të falënderoj autoritetet shqiptare për atë punë kaq të shpejtë që kanë bërë në mënyrë që ne të arrijmë një marrëveshje për  Agjencinë Evropiane të Kufirit dhe Rojen Bregdetare.

Siç e tha edhe Fatmiri më parë, ne e kemi sigluar marrëveshjen kaq të rëndësishme dhe këtë e bëmë sot. Është pikërisht kjo marrëveshje që do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga Agjencia  Evropiane e Kufirit e Rojes Bregdetare.

Në fakt siglimi i kësaj marrëveshjeje shënon edhe fundin e negociatave. Marrëveshja në vetvete do të nënshkruhet nga të dyja palët në nj datë të mëpasshme pasi të dyja palët të kenë përmbushur të gjitha aspektet ligjore.

Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt në interes të përbashkët; pra, si të BE-së, ashtu edhe të Shqipërisë.

Kjo është marrëveshja e parë që është përfunduar dhe sigluar dhe ne do të na shërbejnë si model për marrëveshjet që do të përfundojmë e nënshkruajmë me aktorë të tjerë si Serbia, ish-republika jugosllave e Maqedonisë e partnerë të tjerë në të ardhmen.

Dua ta theksoj dhe faktin se ne sot kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi e cila ka të bëjë me luftën kundër drogës. Dhe në të ardhmen Shqipëria do të ketë qasje apo financim me politikat që kanë të bëjnë me luftën kundër drogës. Ne do të kemi tashmë mundësinë që të mbështesim ato iniciativa që kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, ashtu si dhe me krimin apo me terrorizmit, rrjetet që nuk i njohin apo respektojnë kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase nëse ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase me njeri-tjetrin.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme