BE: S’komentojmë aktivitetet e misioneve tjera, vlerësojmë mbështetjen e qartë ndaj BE-së

Delegacioni i BE-së në Shkup nuk komenton aktivitetet e shtuara të ambasadorit rus dhe takimet me përfaqësuesit politik.

Në përgjigjen e tyre për Alsat, ata thonë se “Maqedonia e Veriut ka demonstruar një mbështetje të qartë dhe pa mëdyshje për politikën e jashtme të BE-së dhe përafrim të plotë të vazhdueshëm me qëndrimet dhe vendimet tona, duke përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë.

BE-ja vlerëson gjithashtu shumë ndihmën e konsiderueshme të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën. Kjo është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe pasqyron me të vërtetë parimet dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në qëndrimin e tyre, të kërkuar nga Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme