BE sot vendos për murin mbi urën e Ibrit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq në një prononcim për Gazetën Epxress ka thënë se punimet në murin tek ura e Ibrit janë ndalë përkohësisht.

Ai ka thënë se për këtë do të gjendet një zgjidhje kompromisi ndërkohë që ka theksuar se fjalën kryesore do ta thonë evropianët.

Rakiq po ashtu ka thënë se politikanët shqiptarë kanë ditur për ndërtimin e murit, pasi e kanë parë në projekt.

Institucionet kosovare qysh para disa muajve kanë qenë të njoftuara lidhur me ndërtimin e murit në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Ai ka thënë se ndërtimi i kësaj ure ka qenë pjesë e dizajnit të një projekti të cilin ky institucion e ka bërë publik kohë më parë.

Sipas kreut të Mitrovicës së Veriut, përfaqësuesit e BE’së, politikanët kosovarë si dhe vet kompania për ndërtimin e urës kanë qenë të njoftuara.

“Gjithë përfaqësuesit e BE’së, politikanët kosovarë edhe kompania e ndërtimit të saj ka qenë në dijeni për këtë muri. Në dizajnin e projektit muri ka ekzistuar para disa muajsh”, ka thënë Rakiq për Express Rakiq.

Ai tha se gjatë ditës së sotme zyrtarë të Mitrovicës së Veriut do të takohen me përfaqësuesit e zyrës së BE’së në Kosovë për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështjeje.

“Sot gjatë ditës do të kemi takim me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë. (Ndërtimi i tij) , muri ka ekzistuar në dizajnin e projektit, nuk është asgjë e re. do të diskutojmë me ta dhe do të gjejmë kompromis”, ka thënë Rakiq.

Sipas tij sot do të vendoset rreth fatit të këtij muri.

“Punimet për ndërtimin e këtij muri janë ndalë. Por në takimin e sotëm do të vendoset për të gjitha detajet sa i përket murit”, ka shtuar tutje ai.
Ndërkohë që pala kosovare po insiston në shembjen e murit mbi urën e lumit Ibër të Mitrovicës.

Gjatë ditës së mërkurë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky mur është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se i tillë muri duhet të largohet.

E nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë shprehur se marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga vet renovimi i vet urës.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiq sot për lajmi.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme