Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në Maqedoni për provimin në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbrëmë përmes disa “story” në rrjetin social Instagram ka shprehur publikisht mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë më 18 maj, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Në disa postime në InstaStory, artistja ka shpërndarë thirrjen për protestë me mbishkrimin “Protestë – Bashkohuni me studentët… 18 maj 2026”.

Gjithashtu ajo shkroi se rëndësia e gjuhës shqipe është pjesë thelbësore e identitetit kombëtar.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, thuhet në postim, duke rikujtuar sakrificat historike të shqiptarëve për ruajtjen e gjuhës”, shkroi Rexha.

Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe parimin e të drejtave të barabarta, ku shqipja njihet si gjuhë bashkë-zyrtare. Rexha nënvizoi se studentët shqiptarë duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët, sidomos në arsim dhe në proceset profesionale që ndikojnë në karrierën e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme