Të premten e datës 24 prill për besimtarët myslimanë në mbarë botën ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Emra të njohur me besim mysliman janë solidarizuar me ndjekësit e tyre, duke iu dëshiruar një agjërim sa më të lehtë në këtë periudhë pandemie.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Bebe Rexha përndryshe rrjedh nga një familje e besimit të krishterë, por që tregohet gjithnjë e kujdesshme të urojë fansat e saj të të gjitha përkatësive fetare për festa apo ngjarje të ndryshme.
Ajo është duke qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë nuk ka mundur ende të publikojë asnjë projekt muzikor këtë vit, shkaku i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/