Bechtel – Enka do ta ndërtojë autostradën Nish -Merdare

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë dhe e Komunikacionit Zorana Mihajloviq sot ka biseduar me ambasadorin e SHBA-së në Beograd Kyle Scott dhe me anëtarë të delegacionit të konsorciumit Bechtel-Enka për projektet e reja infrastrukturore që po i përgatit Serbia, ndër të cilat edhe autostradën nga Nishi deri në Merdar.

Gjatë takimit, siç njofton gazeta “danas”, është folur për statusin aktual të tri projekteve realizimi i të cilave po përgatitet në periudhën e ardhshme – ndërtimin e korridorit të Moravës – autostradën Pojate-Preljina, atë Nish-Merdar dhe autostradën Beograd-Sarajevë.

Kryetari i kompanisë amerikane Bechtel, Stewart Johns, ka theksuar se kjo kompani është e interesuar të bashkëpunojë me Serbinë në projekte të reja.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme