Bechtel & Enka dyshohet se po e ndërton jashtë standarteve evropiane, urën më të gjatë në Ballkan!

Konsorciumi amerikano – turk Bechtel & Enka, kompani kjo e cila po e ndërton autostradën “Arbën Xhaferi” dyshohet se po i kryen punimet jashtë standarteve evropiane. Këtë shqëtësim e ka ndarë një banor i fshatit Glloboqicë, Besim Luma i cili ka parë nga afër punimet në urën që lidh Kaçanikun me Han të Elezit. Sipas tij, shtyllat e urës me të madhe në Ballkan janë ndërtuar me material të dobët ndërtimor. Por kompania fituese e tenderit për ndërtimin e kësaj autostrade e mohon një gjë të tillë.

Luma, i kontaktuar nga “Gazeta Blic” pohon se ka qenë një inxhinier gjerman, identitetin e të cilit nuk ka dashur ta tregoj, ai i cili ka konstatuar se materiali ndërtues që është përdorur në shtyllat e urës ka qenë jashtë çdo standarti.

“Në javën e kaluar kemi realizuar një vizitë private nga kureshjta për këtë autostradë së bashku me një ekspert gjerman i cili duke parë armaturën që vendosej në shtylla me tregoj se ajo nuk është e lejuar sipas rregullave ndërkombëtare nëpër autostradat e evropës. Në Këmbët e urës është vendosor armaturë 16 -she kurse me kritere dhe rregulla ndërkombëtare duhet të jetë 26-she”, ka deklaruar Luma.

Punimet në shtyllat e urës që lidh dy kodrat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit

Ndërkaq, zëdhënësja e këtij konsorciumi, Ela Ruqi ka deklaruar për “Gazeta Blic” se të gjitha dizajnet e strukturave janë plotësisht në përputhje me standardet evropiane dhe rregulloret Eurokod në përdorim.

“Projektimet/dizajnet përgatiten nga kompani nderkombetare të Dizajnit Europian si Tempus Projekt (Zagreb,Kroaci) dhe Gradis (Maribor, Slloveni). Të gjitha dizajnet rishikohen dhe kontrollohen nga ekspertët dhe, përfundimisht, pranohen nga Inxhinieri mbikëqyrës i Ministrisë së Infrastrukturës, HILL international.

Nuk ka asnje shmangje nga normat evropiane. Klasat e betonit janë forcë e lartë: janë përdorur klasat min. C30/37 dhe C40/50. Përveç kësaj, kërkesat e përforcimit janë të përcaktuara në dizajn në përputhje me llogaritjet e dizajnit dhe të gjitha përforcimet janë brenda kufijve të Eurokodit.

Si një shembull i përforcimit tek këmbët e urave në Han të Elezit, është përdorur një klasë betoni C40/50 dhe klasë përforcimi prej B500C”, ka thënë ajo përmes postës elektronike.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Ministrin e Infrastrukturës lidhur me këtë rast, por nga aty nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Shkaku i cilësisë jo të mirë të materialit ndërtimor, në vitin e kaluar ishte rrëzuar një shtyllë e kësaj ure lidhëse për të dy komunat, e cila ka filluar  të ndërtohet në nëntor të viti 2015.

Shtylla e rrëzuar e urës më të madhe në Ballkan

 

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.

Autostrada “Arbën Xhaferi” është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme