Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

Një person është arrestuar pasi që me mjet të mprehtë – thikë kishte goditur disa herë viktimën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:25 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndërkaq, lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike.

“Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht rasti ndodhet në fazën e hetimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme