Befason Holanda, nuk jep dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE

 

Parlamenti i Holandës ka vendosur që të votojë për bllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Sipas shumicës së deputetëve të Parlamentit holandez, Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim, transmeton gazetametro.net

“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim.

Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme