I nominuari demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, thotë se është absolutisht i bindur ta nxjerrë Donald Trumpin me ushtri nga Shtëpia e Bardhë nëse ky i fundit humbet zgjedhjet dhe nuk pranon të largohet nga detyra.
I pyetur nga gazetari Trevor Noah, në “The Daily Show”, nëse e ka menduar ndonjëhere se çfarë do të ndodhë nëse Trump nuk do të largohej pas humbjes, Biden tha “Po, e kam një zgjidhje”, shkruan javanews.al
Ai shtoi se ishte shumë krenar që liderët ushtarakë e kanë kritikuar Trumpin në vijim.
“Ju siguroj se do ta shoqërojnë jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse nuk bindet” -tha Biden.
Deri më sot, Trump nuk ka komentuar se çfarë do të ndodhë nëse humbet zgjedhjet. Por prej koëhsh ai ka paralajmëruar teori konspirative që lidhen me mahstrimin e votuesve, duke u viktimizuar kështu para një humbjeje të mundshme në zgjedhjet e ardhshme.
Përveç Biden, zëra për përdorimin e ushtrisë kanë ardhur edhe nga demokratë të tjerë. Cedric Richmond, një demorkat i Luizianës, i bëri jehonë komenteve të Biden në CNN në lidhje me ndërhyrjen ushtarake nëse Trump nuk pranon humbjen.
“Gjithësesi unë besoj se gjeneralët ushtarakë dhe të tjerët do të bashkohen dhe do të sigurohen që të ketë një tranzicion paqësot” tha Richmond.
(JavaNews / a.r)