Nga Julian Loevenich, BILD
Fermerët gjermanë dolën në rrugë me mijëra të hënën, bllokuan hyrjet e autostradave dhe bënë që mbarë vendi të jetë në vendnumëro- por shumica e gjermanëve mendojnë se kjo është një gjë e mirë!
Një sondazh i INSA me BILD tregon se 69 përqind e të anketuarve mbështesin protestat e fermerëve kundër shkurtimeve të planifikuara të subvencioneve nga qeveria.
Mbështetja më e madhe vjen nga e djathta: 88 përqind e votuesve të AfD mendojnë se demonstratat janë të drejta. Por edhe shumica e grupeve të tjera të votuesve simpatizojnë veprimet e fermerëve.
Në të kundërtën, rreth një e pesta ose 22 përqind e të anketuarve kundërshtuan bllokadat.
Fermerët kanë më shumë mbështetje se protestuesit e klimës
Hera e fundit që rrugët nëpër Gjermani u bllokuan ishte kur brezi i fundit i aktivistëve të klimës demonstruan kundër qeverisë federale.
Prandaj BILD donte të dinte: për cilën protestë keni më shumë mirëkuptim- për atë të aktivistëve të klimës apo të fermerëve?
Rezultati: më shumë se gjysma (64 përqind) simpatizojnë shqetësimet e fermerëve. Për krahasim, vetëm 11 përqind i mirëkuptojnë protestat e klimës. 20 përqind janë për të dyja anët.
Nuk është për t’u habitur që votuesit e gjelbër janë të vetmit që përkrahin aktivistët e klimës. Për krahasim, vetëm 7 përqind e votuesve të djathtë i përkrahin dhe 13 përqind nga e majta.
Megjithatë, sa persona u prekën nga bllokada e fermerëve të hënën? Një në pesë persona (20 përqind). Megjithatë, tre të katërtat thonë se nuk u prekën nga bllokada e trakto